Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka shpjeguar në “Rubikon” në Klan Kosova se ka pasur investime në projekte infrastrukturore dhe energjetike, por ka theksuar se zhvillimet në veri të vendit dhe agresioni rus në Ukrainë kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik.
Ajo theksoi se ndërtimi i çerdheve dhe përmirësimi i efikasitetit energjetik janë gjithashtu investime kapitale që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Ka pasur projekte kapitale, ka pasur investime, në infrastruktura rrugore në të gjitha komunat, është rritur grandi.. kemi pasur avancimin me projektet rrugore për autostradën në Mitrovicë…”
“Unë i konsideroj projekte edhe ndërtimin e çerdheve, investimet në efiçiencë të energjisë, në izolimin e ndërtesave publike, janë investime se kanë shkuar nga kategoria e investimet kapitale. Janë investime që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve, unë po them që kemi mundur të bëjmë shumë më mirë. Unë s’kam qenë asnjëherë idhnare e investimeve në masa ose në shifra qindra milionëshe vetëm me rrugë”, tha Kusari – Lila.
Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje:


