Për të parë yje ndërkombëtare të muzikës që këtë fundjavë performojnë në festivalin Sunny hill, në Kosovë erdhën mysafirë nga gjithandej bota.
Shumica e tyre mezi presin ta shohin e dëgjojnë live kosovaren me famë globale, raporton Klan Kosova.
Por, ndonjë i huaj, si puna e disa turqve, gëzohen pasi kanë edhe bashkëkombës që do të performojnë në Sunny Hill, dhe jo vetëm ata.
Këta dhe gjithë tjerët që vijnë në festival do të kenë mundësi të argëtohen edhe në zonën e përgatitur nga Comodita Home.
Për t’ua bërë festivalin edhe më INTERESANT vizitorëve është kujdesur Art Motion.
Në Sunny Hill Festival do të hetohet edhe shija e Prince Caffe.
Për gjithçka që ndodh në këtë festival, nga e 1 deri më 3 gusht, kosovarët do të informohet nga Klan Kosova, që është Sponsor Medial i festivalit.
Sunny Hill Festival konsiderohet njëri ndër festivalet më të mira muzikore në Evropë. /Klankosova.tv
The post Zhvillimet në Sunny Hill: Dua Lipa me shoqëri këndojnë, Klani i shoqëron (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.