E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeZhvillimet në Bruksel: Java e ardhshme, e nxehtë për Kosovën (VIDEO)

Zhvillimet në Bruksel: Java e ardhshme, e nxehtë për Kosovën (VIDEO)

Një javë e jashtëzakonshme konsiderohet në Bruksel, ajo që nis nga e hëna e 15 dhjetorit e mbaron të premten e të 19-it të këtij muaji.

Derisa në datën e parë, mbahet Këshilli i Ministrave të Punëve të Jashtme, të martën me të 16-in, mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, raporton Klan Kosova.

Në këtë mekanizëm të BE-së, pritet të miratohen ato që quhen konkluzione për zgjerim – që prekin direkt Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën e Serbinë.

Liderët e këtyre shteteve zbarkojnë një ditë pas në kryeqytetin e BE-së, kur mbahet samiti i madh, BE-Ballkani Perëndimor.

Kosovën në këtë ngjarje e përfaqëson tradicionalisht presidentja Vjosa Osmani.

Kurse më 18 -19 dhjetor, top agjenda e Brukselit është përcaktuar për takim mes udhëheqësve të institucioneve evropiane, Komisionit, Këshillit, Parlamentit dhe krerëve të 27 vendeve anëtare.

Kur e dërgoi letrën thirrëse për këtë mbledhje të Këshillit Evropian, presidenti Antonio Costa, tregoi se zgjerimi është një nga temat kyçe që diskutohet në samit. Kjo, meqë sipas tij është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik i BE-së në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet

Në procesin e integrimit evropian, nga gjashtë republikat ballkanike është vetëm Kosova ajo që nuk e ka as statusin e vendit kandidat, për ç’gjë ka aplikuar para 3 viteve. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT