Tuesday, March 10, 2026
spot_img
HomeLajmeZhvillimet e fundit politike në vend bëjnë që Marta Kos ta shtyjë...

Zhvillimet e fundit politike në vend bëjnë që Marta Kos ta shtyjë vizitën në Kosovë  

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, raportohet se do ta anulojë vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

Për RTK-në, zyrtarët e Komisionit Evropian thanë se komisionerja Kos tashmë e ka informuar kryeministrin Albin Kurti për vendimin e saj, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Radio Televizionit të Kosovës, Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Vizita e Kos ishte paraparë për mesin e kësaj jave.

Kosova është i vetmi vend që bën pjesë në portofolin e saj të cilin ajo ende nuk e ka vizituar ndonëse mban postin evropian nga dhjetori i vitit 2024. Gjatë vitit të kaluar, arsyeja e mosvizitës ishte kriza institucionale në vend. Menjëherë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ajo paralajmëroi një vizitë në Kosovë sapo të formoheshin institucionet në vend.

Ishte menduar që kjo vizitë gjithashtu të përkonte me lajmin për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Zyrtarët evropianë, ndërkohë, kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ata nuk dëshirojnë të prononcohen më tej, pasi janë në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT