Zhvillime dramatike, Cali nga burgu i lutet Kosovës për ndihmë

“Cali” përfundimisht dënohet me 15 vjet burgim nga Specialja

Salih Mustfa, Cali, pritet të transferohet nga Haga, në një burg në Belgjikë.

Kështu u bë e ditur nga gazetarja Rina Mujku gjatë emisionit të mbrëmshëm të “Info Magazine” në Klan Kosova.

“Ende nuk ka ndonjë konfirmim nëse Salih Mustafa do të transferohet së shpejti nga Dhomat e Specializuara, dhe do t’i duhet të udhëtojë sërish për në Hagë, varësisht a ka seanca të tjera për rastin dhe çështjet e tjera që lidhen me të”, u shpreh Mujku.

Gazetarja tutje bëri të ditur se Cali në njëfarë mënyre po kërkon borxh nga Qeveria e Kosovës, për të paguar mjetet financiare, të cilat sipas Mujkut, i janë rritur me kamatë prej 8%.

Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme:

The post Zhvillime dramatike, Cali nga burgu i lutet Kosovës për ndihmë appeared first on Klan Kosova.