Banorët e lagjes “Ali Ajeti” në Podujevë tash e disa muaj po ballafaqohen me mungesë të ujit.
Si shkak i kësaj, një numër i tyre janë prekur nga zgjeba apo siç njihet në gjuhën popullore si “Zhuga”.
Kjo temë mjaft me rëndësi u diskutua sonte në Edicionin Special në Klan Kosova.
Se çka është duke ndodhur atje, foli njëri nga banorët e kësaj lagje.
Rrahman Ajeti, po konsideron se fajtor për këtë situatë është pushteti lokal.
Ndiqni deklarimin e tij:


