Njohësi i politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bardh Zherka, ka thënë se Kosova duhet të adaptohet me ndryshimet e administratës Trump.
“Jemi veç në muajin e dytë të mandatit të dytë të presidentit Trump, kështu që i kemi edhe katër vjet, dhe kjo besoj se ka me qenë një adaptim që duhet me e bë ne, tash me këtë stuhinë qe po e bie administrata Trump”, tha Zherka për emisionin “Ora Shtatë”.
Zherka foli edhe takimin e Trumpit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, takim ky që sipas tij ishte skandaloz, dhe që nuk është parë më herët, transmeton Klankosova.tv.
“Reagimet që po vijnë janë të pritshme. Evropa po mundohet ta gjejë vetën në krejt këtë katrahurë që ka ndodhur”, shtoi tutje ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>