Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit me fanellën e Juventusit.
Zhegrova u paraqit në konferencë për media për herë të parë si lojtar i “Zonjës së Vjetër”, ku konfirmoi se nuk do të jetë në dispozicion për përballjen e parë të madhe në Serie A.
“Nuk do të jem pjesë e Interit për ndeshjen ndaj Interit. Kam nevojë për më shumë kohë”, u shpreh Zhegrova.
Ylli kosovar ka nisur stërvitjet me grupin, por trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur të mos e përfshijë në skuadër për ndeshjen ndaj rivalëve të përjetshëm.
Kujtojmë që Zhegrova iu bashkua Juventusit në ditën e fundit të afatit kalimtar veror. Ai gjithashtu mungoi edhe për Kosovën në ndeshjet e muajit shtator për shkak të problemeve fizike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!