Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajmeZhegrova me probleme muskulore, pjesëmarrja në ndeshjen Juventus-Sassuolo në pikëpyetje

Zhegrova me probleme muskulore, pjesëmarrja në ndeshjen Juventus-Sassuolo në pikëpyetje

Edon Zhegrova mund të mungojë në ndeshjen e Juventusit kundër Sassuolos për shkak të një shqetësimi muskulor, duke lënë prani e tij në fushë në pikëpyetje.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, anësori kosovar ka ndier një lodhje të lehtë muskulore dhe pjesëmarrja e tij në këtë sfidë vendimtare në kampionat mbetet e pasigurt.

Ky problem i minutave të fundit vjen për bardhezinjtë, të cilët sonte zhvillojnë një takim shumë të rëndësishëm. Trajneri Luciano Spalletti po ndjek nga afër gjendjen e lojtarit dhe pritet të marrë një vendim vetëm pak para fillimit të ndeshjes.

Zhegrova konsiderohet një lojtar kyç për Përfaqësuesen e Kosovës dhe është përfshirë në listën për ndeshjen ndaj Sllovakisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT