Zhegrova i premton fanellën e parë Edi Ramës, por konfirmon se nuk do të luaj ndaj Interit

Zhegrova i premton fanellën e parë Edi Ramës, por konfirmon se nuk do të luaj ndaj Interit

Edon Zhegrova është prezantuar te Juventusi në një konferencë për shtyp ku ka folur për shumë gjëra.

Sulmuesi kosovar ka falënderuar publikisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili i dha pasaportën shqiptare për tu transferuar te Juventusi nga Lille.


E në konferencë për shtyp Zhegrova u pyet për Ramën, teksa i premtoj se do t’ia dhurojë fanellën e tij të parë.

“Ai (Edi Rama) është një tifoz i madh i Juventusit, ishte shumë krenar dhe më ndihmoi shumë. Jam mirënjohës, sepse përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Patjetër që do t’ia jap fanellën e parë”, tha Zhegrova.

Krejt në fund ylli dardan ka konfirmuar se nuk do të luaj ndaj Interit pasi ende nuk është gati.

“Fola me Tudorin dhe nuk do të luaj sepse ende duhet të punoj. Gjithsesi do ta mbështes ekipin”, tha Zhegrova. /Telegrafi/