Edon Zhegrova ka debutuar mbrëmë me fanellën e Juventusit në një ndeshje spektakolare ndaj Borussia Dortmund.
Ylli kosovar pati paraqitje shumë të mirë, përkundër se nuk luajti më shumë se 10 minuta me kohën shtesë.
Megjithatë ai i dha energji lojës, ku Juventus ishte duke humbur 2-4 dhe në fund arritën të barazonin rezultatin në 4-4.
Sulmuesi dardan ka reaguar për debutimin e tij në Instagram, duke publikuar disa foto nga ndeshja e tij e parë me fanellën e Juventusit.
“Çfarë nate për të debutuar për këtë ekip të shkëlqyer”, ka shkruar Zhegrova në profilin e tij në Instagram.
Edhe tifozët e Zonjës së Vjetër në rrjetet sociale kanë lavdëruar Zhegrovën për impaktin që kishte në ndeshje.
Në duelin e radhës në Serie A, Juventusi luan ndaj Veronës dhe pritet që trajneri Igor Tudor t’i jap më shumë hapësira yllit kosovar. /Telegrafi/