E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSport“Zhdukja” misterioze e Khusanovit, qendërmbrojtës i 40 milionë eurove – Indeksonline.net

“Zhdukja” misterioze e Khusanovit, qendërmbrojtës i 40 milionë eurove – Indeksonline.net

Abdukodir Khusanov ishte një nga transferet më befasuese të janarit. Mbrojtësi nga Uzbekistani u transferua për 40 milionë euro nga Lens te Manchester City.

Megjithatë, përshtypja e parë nuk ishte e mirë. Në debutim gaboi në ndeshjen ndaj Chelseat, më pas shënoi autogol dhe ishte në qendër të kritikave.

Pas disa paraqitjesh të rregullta, gjurmët e Khusanovit humbën menjëherë. Qendërmbrojtësi uzbek u la jashtë skuadrës kundër Leicesterit (2-0) dhe tani ka kaluar edhe tre ndeshje të tjera pa luajtur.

Ai mbeti pa minuta, në stol, në derbin kundër Unitedit (0-0), kundër Palace (5-2) dhe kundër Evertonit (0-2).

E vetmja gjë që është e sigurt është se Khusanovi ka humbur pozicionin e tij./Indeksonline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT