Abdukodir Khusanov ishte një nga transferet më befasuese të janarit. Mbrojtësi nga Uzbekistani u transferua për 40 milionë euro nga Lens te Manchester City.
Megjithatë, përshtypja e parë nuk ishte e mirë. Në debutim gaboi në ndeshjen ndaj Chelseat, më pas shënoi autogol dhe ishte në qendër të kritikave.
Pas disa paraqitjesh të rregullta, gjurmët e Khusanov humbën menjëherë. Qendërmbrojtësi uzbek u la jashtë skuadrës kundër Leicesterit (2-0) dhe tani ka kaluar edhe tre ndeshje të tjera pa luajtur.
Ai mbeti pa minuta, në stol, në derbin kundër United (0-0), kundër Palace (5-2) dhe kundër Everton (0-2).
E vetmja gjë që është e sigurt është se Khusanov ka humbur pozicionin e tij./Indeksonline/