Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se mbrëmë ka filluar operacionin e kërkimit për Halim Ramadan Sopajn, i cili ishte zhdukur që nga dita e diel në fshatin Janiqishtë të Malishevës.
Rasti për zhdukjen e tij është bërë publik edhe në raportin 24-orësh të policisë.
“Ekipet tona janë në terren dhe po vazhdojnë kërkimet me intensitet të lartë.Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse”, thonë nga Shoqata për Kërkim-Shpëtim, transmeton Klankosova.tv.
The post Zhdukja e burrit në Malishevë, nis operacioni i kërkimit appeared first on Klan Kosova.