Zhduket një person në Prishtinë

Zhduket një person në Prishtinë

Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj është zhdukur.

Sipas njoftimit, më 2 tetor 2025, rreth orës 19:40, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, burri i saj ishte larguar nga banesa dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.


Rasti është raportuar më 4 tetor, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është inicuar procedura hetimore.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim me qëllim të gjetjes së personit të zhdukur.