Zhduket një person me të meta mendore në Ferizaj

Zhduket një person me të meta mendore në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me aftësi të kufizuara mendore është zhdukur në rrugën “Bifurkacioni” në Ferizaj.

Viktima raportohet të jetë larguar nga dita e premte rreth orës 09:30, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Raportohet se është larguar viktima mashkull kosovar, me aftësi të kufizuara mendore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Zhduket një person me të meta mendore në Ferizaj appeared first on Klan Kosova.