Zhduket një 60-vjeçar në Malishevë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

news image

Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur në Malishevë.

Sipas njoftimit zyrtar, më 5 tetor 2025, 60-vjeçari Halim Ramadan Sopaj, banues në fshatin Janqishtë të Malishevës, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Në momentin e largimit, ai ishte i veshur me rrobe sportive (trenerka) të zeza, bluzë të zezë, atlete (patika) të kaltra”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, e mbështetur edhe nga njësi të specializuara të PK-së, FSK, Drejtoria e Emergjencave e Kuvendit Komunal në Malishevë, së bashku me Zjarrfikësit, ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet”, ka thënë Policia.

Në fund, Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij.

“Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Halim Ramadan Sopaj (personi në fotografi), lutemi të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 ose në stacionin më të afërt policor”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/