Një rast shqetësues është denoncuar sot në redaksinë e klankosova.tv, nga Remzi Shala, baba i B.Sh, një vajze 14-vjeçare e cila së bashku me shoqen e saj, L.H (gjithashtu 14 vjeç), thotë se janë zhdukur që nga data 4 korrik 2025.
Sipas Shalës, vajzat janë parë për herë të fundit në një veturë të kuqe të tipit Fiat me targa 01-874-LZ, pamje të cilat dhe ka siguruar ekskluzivisht klankosova.tv, dhe do t’i publikojë së shpejti.
Ai thotë tutje se vajzat janë larguar me valixhe dhe pa dijeninë e familjeve të tyre.
”Nuk kemi asnjë informacion të saktë për fatin e tyre. Vajza ime tjetër ka biseduar në telefon me (motrën) B.Sh, e cila i ka thënë se ndodhen tek një shoqe e tyre në fshatin Bresje. Ajo vajzë quhet A.R, (emër i njohur për redaksinë) dhe është mbi 20 vjeçe”, tha Remzi Shala.
Babai i B.Sh shpreh shqetësimin se të miturat mund të jenë duke u mbajtur kundër dëshirës së tyre.
”Ne kemi informata se ajo vajzë e cila po i mban B.SH si dhe L.H, është duke i keqtrajtuar ato me lëndë narkotike si dhe me shkelje të Ligjit për trafikim me të mitura”, u shpreh Remzi Shala ndër tjera për klankosova.tv.
Klankosova është interesuar të marrë edhe verzionin zyrtar nga Policia e Kosovës mbi rastin, dhe deri në këto momente kur artikulli është publikuar, nuk ka pranuar ende përgjigjie.
The post Zhduken dy të mitura, babai i njërës thotë se një e rritur po i keqtrajton në Bresje me substanca narkotike appeared first on Klan Kosova.