Dy persona janë raportuar të zhdukur në Gjilan.
Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se personat të cilët i përkasin gjinisë mashkullore, kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, transmeton Klankosova.tv.
‘’Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.
The post Zhduken dy persona në Gjilan appeared first on Klan Kosova.