E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeZhbllokimi i Kuvendit: Deputetët në dysh për Limajn kryekuvendar (VIDEO)

Zhbllokimi i Kuvendit: Deputetët në dysh për Limajn kryekuvendar (VIDEO)

Mëngjesi i së shtunës, sikur çdo 48 orësh paraprak, Kuvendin e Kosovës e gjeti të mbushur plot, por pa ndonjë efekt.

Deputetët e zgjedhur të kësaj legjislature, e cila ende nuk është konstituuar, u futën për të marrë pjesë në vazhdimin e 49-të të seancës konstituive, raporton Klan Kosova.

Aty hyri e nominuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, por jo edhe Fatmir Limaj i Nismës, i cili po e synon pikërisht postin e të parit të legjislativit.

Albin Kurti nuk tregoi nëse do ta sakrifikojë bashkëpartiaken.

Se a do të ketë zgjidhje, nuk folën as të tjerët nga partia e Kurtit, e dikush parashikoi se kështu pikërisht do të kryhet edhe takimi Kurti-Limaj, i cili u mbajt në orët e pasdites në një restorant në Prishtinë.

Megjithatë, shpresa e kolegëve të Limajt është që ai të bëhet kryeparlamentar.

Këta presin vota edhe nga deputetët e partive të tjera, që Limaj të arrijë deri të karrigia e kryeparlamentarit.

Ndiqeni kronikën më poshtë:

The post Zhbllokimi i Kuvendit: Deputetët në dysh për Limajn kryekuvendar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT