Nesër me fillim nga ora 21:00 në “Bay Arena” do të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante në mes të Bayer Leverkusenit të Granit Xhakës dhe Interit.
Përpos që është e vlefshme për garën më prestigjioze të futbollit evropian, kjo lojë e ka një veçanti tjetër.
I deleguar i UEFA-s për këtë takim do të jetë një kosovar.
Ai është Zgjim Sojeva, njofton Shtëpia e Futbollit Evropian, transmeton Klankosova.tv
Ndërkaq, drejtësinë për këtë takim do ta ndajë slloveni Sllavko Vinçiq.
Aktualisht skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, është në vendin e gjashtë me tri fitore, një barazim dhe një humbje, kurse italianët e drejtuar nga Simone Inazghi kryesojnë renditjen me pesë fitore.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>