Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prizren, Artan Abrashi në programin e tij rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe sigurimit të ujit të pijshëm pa ndërprerje.
Në lidhje me këtë zotim ai ka premtuar që brenda mandatit 4 vjeçar në bashkëpunim me Qeverinë do të bëjë investim prej 20 milionë eurosh në mënyrë që Prizreni më në fund të gjejë zgjidhje për ujin e pijshëm pa ndërprerje.
Në këtë drejtim ai ka paraparë një seri investimesh si:
Furnizim dhe kontroll cilësie ujit të pijes në fshatra kritike si Lutogllavë, Billushë dhe Hoqë e Qytetit.
Zhvendosja e rezervuarit të Kalasë në bashkëpunim me MKRS me kosto 500,000 euro.
Burime të reja uji në Vermicë, Sozi dhe Poslishtë me kapacitet total 78 litra/sekondë dhe investim 3 milionë euro për furnizim të mbi 30,000 banorëve.
Zgjerim i kapacitetit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në dalje të qytetit dhe ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza për zonën e vjetër të qytetit me investim 14 milion euro. /Telegrafi/