Zgjedhjet paralamentare janë të pashmangshme sipas Canajt (VIDEO)

Në shtator nis regjistrimi i Votuesve me Nevoja të Veçanta, më 12 tetor do të votojnë përmes ekipeve mobile

Mundësinë për zgjedhje të reja parlamentare e sheh si të pashmangshme analisti politik, Blerim Canaj.

Në emisionin “Info Magazine”, Canaj tha se këto zgjedhje mund të mbahen në dhjetor apo dikur nga shkurti i vitit 2026, transmeton Klankosova.tv.

“Partitë kalkulojnë. Ne e kemi problemin edhe të presidentit, në një të ardhme të afërt. Në sytë e mi, zgjedhjet janë të pashmangshme, a do të jenë në dhjetor apo diku nga shkurti, presim ta shohim”, tha analisti politik.

Mes tjerash, ai tha se politika është marrëveshje dhe kompromis. Sipas tij, kush nuk është gati për kompromise, nuk ka çfarë kërkon në politikë.

“Në fund të fundit politika është marrëveshje dhe kompromis, dhe ne nuk mund t’i ikim asaj. Ne tani po e shohim, nëse dikush nuk ulet të bëjë kompromis dhe marrëveshje, po e vuan këtë qytetari, shteti. Dhe sipas mendimit tim, dikush që futet në politikë, në një shtet që pretendon që është demokraci, dhe nuk ka gatishmëri për kompromise, nuk e di çka kërkon ai në politikë”, deklaroi Canaj.

The post Zgjedhjet paralamentare janë të pashmangshme sipas Canajt (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.