Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeZgjedhjet në Kosovë dhe marrëdhëniet me SHBA-nëSinjali

Zgjedhjet në Kosovë dhe marrëdhëniet me SHBA-nëSinjali

Ndërsa Kosova shkon në zgjedhje të dielën më 9 shkurt, çështja e marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara është bërë këto ditë objekt diskutimesh pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi.

Grenell u shpreh të hënën në postimin e tij të parë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk është e besueshme, duke shtuar se “retorika e përdorur nga (Albin) Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni” shkroi ai.

Të enjten në përgjigjen e tij të parë ndaj këtyre komenteve, Kryeministri Kurti tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, janë shumë të mira.

“Kurrë ma mirë s’i kemi pasur. Po blejmë edhe helikopterë Black Hawk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time… Kurrë ma mirë nuk ka qenë. A ka ndonjë herë kritika e vërejtje? Po, por ne duhet me ecë përpara”, tha kryeministri Kurti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Grenell. “Lajthitje”, shkroi ai në rrjetin X. “Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO-ja, BE-ja, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”.

Në një tubim parazgjedhor në Istog në perëndim të Kosovës, Kryeministri Kurti kritikoi opozitën që siç tha, po kërkon ndihmë nga “ndonjë ndërkombëtar”.

“Kjo lloj opozite e lyp fatin me qiri te ndonjë ndërkombëtar i cekët, e jo në thellësinë historike të popullit tonë ku gjithmonë gjenden zgjidhjet. Këta të cilët këqyrin me gjetë ndonjë zyrtar amerikan me ua sha kryeministrin e Republikës së tyre, këta nuk duhet kurrë të kthehen”, tha Kurti. por pa përmendur emra.

Gjatë mandatit të parë të Presidentit amerikan Donald Trump, marrëdhëniet e qeverisë Kurti më Shtetet e Bashkuara ishin të tensionuara. Në nëntor të vitit të kaluar pas fitores së Trump, Kurti tha se qeveria e tij është e gatshme dhe e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re amerikane.

Marrëdhëniet e qeverisë së tij nuk panë ditët më të mira as me administratën e ish Presidentit Joe Biden. Diplomatët amerikanë disa herë kanë tërhequr vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT