Sunday, April 12, 2026
spot_img
HomeLajmeZgjedhjet në Hungari, Prenkaj: “Nëse fiton Orban, Kosova do të ketë probleme...

Zgjedhjet në Hungari, Prenkaj: “Nëse fiton Orban, Kosova do të ketë probleme për anëtarësim në KiE” (VIDEO)

Diplomati Albert Prenkaj ka thënë se nëse Viktor Orban fiton zgjedhjet në Hungari atëherë Kosova do të ketë probleme për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Raportet e tij të afërta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, do të vijojnë të paraqesin sfida për Kosovën, sipas tij.

“Skenari i dytë është që mund të fitojë z. Orban dhe të vazhdojmë që ta kemi një Hungari ashtu si ka qenë deri më tani, një Hungari konservative, një Hungari e cila është bashkëpunuese e hapur me Moskën zyrtare, përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që do t’i sjellë shumë telashe Brukselit zyrtar”, tha Prenkaj nw Info Magazine tw Klan Kosovws.

“Në këtë rast Kosova meqenëse z. Orban është shumë i afërt me z. Vuçiq, Kosova do të ketë telashe në procesin e saj integrues apo anëtarësimin e saj në platforma të ndryshme gjegjësisht në Këshillin e Evropës”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT