Zgjedhjet lokale, Syla: Sistemi i pjesëmarrjes së diasporës i padrejtë (VIDEO)

Zgjedhjet lokale, Syla: Sistemi i pjesëmarrjes së diasporës i padrejtë (VIDEO)

Të shtunën nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë.

Lidhur me votimin e diasporës, gazetari Valon Syla, i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se sistemi aktual i pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhjet lokale është i padrejtë.

“Polarizimi i shoqërisë që e kemi momentalisht dhe sistemi proporcional në zgjedhjet lokale e bën të dhimbshme, apo ta themi më drejtë, të padrejtë që njerëzit që nuk jetojnë këtu të vendosin për drejtorin e shkollës sot,  e ai i ka fëmijët e tij në një shkollë në Frankfurt”, u shpreh Syla, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se edhe procesi i votimit nga diaspora ka qenë i pasigurt, pasi ka mjaftuar një letërnjoftim dhe një email për të votuar. Sipas tij, kjo ka hapur hapësirë për keqpërdorime të shumta.

The post Zgjedhjet lokale, Syla: Sistemi i pjesëmarrjes së diasporës i padrejtë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.