Zgjedhjet lokale: Rritet numri i votuesve, demografët pa shpjegim (VIDEO)

Zgjedhjet lokale: Rritet numri i votuesve, demografët pa shpjegim (VIDEO)

Zgjedhjet e reja lokale, do të kenë edhe numër të ri votuesish.

Krahasuar me ato të para katër viteve, për të zgjedhur pushtetet lokale, kutive të votimit do t’i drejtohen mbi 180 mijë votues më shumë.

Kjo për faktin se në vitin 2021 të drejtë vote kishin 1,885,448, ndërsa këtë vit numri i qytetarëve që mund të votojnë është  2,067,998.

Megjithëse numri i votuesve është rritur nga viti 2021 në 2025, brenda këtij viti ka pasur një ulje të numrit të votuesve .

Lista preliminare për tetor 2025 përmban 7,870 votues më pak se në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Sipas KQZ-së, në këtë listë janë larguar persona që kanë ndërruar jetë dhe ata që janë kategorizuar si të paverifikuar, për të përmirësuar saktësinë e saj.

Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

The post Zgjedhjet lokale: Rritet numri i votuesve, demografët pa shpjegim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.