E hënë, 16 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/zgjedhjet-lokale-qytetaret-mund-te-nderrojne-qendren-e-votimit-nga-28-qershori-deri-me-29-gusht/Zgjedhjet lokale: Qytetarët mund të ndërrojnë qendrën e votimit nga 28 qershori...

https://klankosova.tv/zgjedhjet-lokale-qytetaret-mund-te-nderrojne-qendren-e-votimit-nga-28-qershori-deri-me-29-gusht/Zgjedhjet lokale: Qytetarët mund të ndërrojnë qendrën e votimit nga 28 qershori deri më 29 gusht – Klan Kosova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet lokale do të fillojë më 28 qershor 2025 dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kësaj periudhe 64 ditore, sipas KQZ-së, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:

-përmes platformës elektronike të KQZ-së, ose

-duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e ku është i regjistruar votuesi.

“Platforma elektronike për ndërrimin e Qendrës së Votimit do të jetë e qasshme me fillimin e kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

The post Zgjedhjet lokale: Qytetarët mund të ndërrojnë qendrën e votimit nga 28 qershori deri më 29 gusht appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT