Në orën 21:00 të së mërkurës është përmbyllur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për Klankosova.tv se KQZ është e është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare.
Ky afat llogaritet nga ora 21:00 e së mërkurës,
âSipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateveâ.
Bazuar në rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.90 %, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.04 %, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët me 7.46 %.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>