Dështimi për zgjedhjen e presidentit mbrëmë dhe shpërndarja e Kuvendit nga Vjosa Osmani, janë raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare.
Reuters, The Independent dhe ABC Neës janë disa prej mediave që kanë shkruar mbi situatën politike në vend në mes plot paqartësive kushtetuese dhe politike.
“Ky veprim e zgjat ngërçin politik në Kosovë, shteti më i ri në Evropë, i cili synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vendi nuk pati një qeveri funksionale për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, pasi parlamenti i përçarë nuk arriti të zgjedhë kryetarin e Kuvendit për muaj të tërë”, thuhet mes tjerash.
Gjithashtu, përmendet fakti se pak më shumë se brenda një viti mund të mbahen zgjedhjet e treta.
“Zgjedhjet e ardhshme do të jenë të tretat brenda pak më shumë se një viti. Kosova tashmë mbajti zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor, pasi dështoi të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të shkurtit 2025.”
Mediat e huaja përmendin edhe fitoren e Lëvizja Vetëvendosje në dhjetor, e cila nuk arriti të sigurojë edhe zgjedhjen e presidentit.


