E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizZgjedhjet e 9 shkurtit, përpjekja për politizim të KQZ-së dhe KPM-së u...

Zgjedhjet e 9 shkurtit, përpjekja për politizim të KQZ-së dhe KPM-së u përmendën në raportin e vëzhguesve të BE-së

Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimit Evropian ka vëzhguar nga afër zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Në deklaratën preliminare të këtij misioni bërë dy ditë pas këtij procesi, më 11 shkurt, mes tjerash u theksua se në procesin zgjedhor në Kosovë u panë përpjekje për politizimin e institucioneve kyçe nga partia në pushtet, veçanërisht KQZ-në dhe Komisionin e Pavarur të Mediave.

“ Megjithëse administrata e zgjedhjeve në përgjithësi gëzon besimin e palëve të interesuara, u ngritën disa shqetësime mbi paanshmërinë dhe pavarësinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga ndikimi politik. Në procesin zgjedhor u panë përpjekje për politizimin e institucioneve kyçe nga partia në pushtet, veçanërisht KQZ-në dhe Komisionin e Pavarur të Mediave. KQZ-ja u përfshi në mosmarrëveshje politike dhe politizoi disa aspekte teknike të procesit zgjedhor. Përpjekja e anëtarëve të KQZ-së të emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) për të parandaluar certifikimin e Listës Serbe (LS), dhe bllokimi i shpërndarjes së fondeve publike për partitë politike vunë presion të konsiderueshëm mbi institucionin”.

“Lista votuese përfundimtare përmbante gjithsej 2,075,868 votues, përfshirë 104,924 të regjistruar për votim jashtë Kosovës. Ndonëse bashkëbiseduesit e EU EOM-së shprehën besim në aspektin gjithëpërfshirës të listës votuese, ende vazhdon të ketë shqetësime për saktësinë e saj, kryesisht për shkak të mangësive në regjistrimin civil. KQZ certifikoi 28 subjekte politike me 1,279 garues. Përqindja e kandidateve [gra] përbënte vetëm një rritje të papërfillshme krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021”.

Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve vlerësoi poashtu se në anën pozitive, fushata ishte dinamike pa incidente të mëdha. Megjithatë, retorika negative, sulmet e ashpra verbale dhe gjuha nxitëse ishin mjaft të përhapura gjatë ngjarjeve të fushatës.

Në të përmendet edhe bojkoti që Lëvizja Vetëvendosje i bëri gjatë fushatës tri mediave private në Kosovë: Klan Kosovës, Tv Dukagjinit dhe T7.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498