E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeZgjedhjet e 9 shkurtit: Ambasadori francez takohet me kryetarin e KQZ-së

Zgjedhjet e 9 shkurtit: Ambasadori francez takohet me kryetarin e KQZ-së

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka pritur sot në takim, ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot.

Në njoftim bëhet e ditur se në qendër të diskutimeve gjatë këtij takimi ishin përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Radoniqi e ka njoftuar ambasadorin Guerot për përgatitjet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç është votimi përmes postës, emërimi i trupave zgjedhore, trajnimi i tyre si dhe përgatitjet tjera teknike.

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet e 9 shkurtit: Ambasadori francez takohet me kryetarin e KQZ-së appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498