Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të mediave për monitorimin e zgjedhjeve të 12 tetorit.
KQZ bën me dije se kërkesat për akreditim duhet të dorëzohen online brenda afateve të përcaktuara, transmeton Klankosova.tv
Deri më 17 shtator 2025 është afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, të certitifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale”
“Deri më 27 shtator 2025 është afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore, organizatave qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare si dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, dhederi më 7 tetor 2025 është afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare”.
Si bëhet aplikimi për akreditim?
Më gjerësisht: https://kqz-ks.org/thirrje-per-aplikim-online-per-akreditimin-e-vezhguesve-dhe-mediave-per-zgjedhjet-lokale-2025/
The post Zgjedhjet e 12 tetorit, vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve appeared first on Klan Kosova.