Zgjedhjet e 12 tetorit, Radoniqi priti në takim ambasadorin e Shipërisë në Kosovë

Zgjedhjet e 12 tetorit, Radoniqi priti në takim ambasadorin e Shipërisë në Kosovë

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Në këtë takim, i cili u zhvillua në kuadër të bashkëbisedimeve të rregullta me përfaqësues diplomatikë mbi zhvillimet zgjedhore në vend, kryesuesi Radoniqi e informoi ambasadorin Malaj për përgatitjet që KQZ-ja është duke ndërmarrë për organizimin dhe mbarëvajtjen e Zgjedhjeve Lokale 2025.


Ai theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit për të siguruar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, transparent, duke përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

Ambasadori Malaj, nga ana e tij, shprehu vlerësimin për punën dhe angazhimin e KQZ-së dhe dëshiroi sukses në zhvillimin procesit zgjedhor. /Telegrafi/