NISMA Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kandidatët e kësaj partie do të garojnë në krejt komunat e Kosovës.
Kështu ka deklaruar kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj.
Në mbledhjen e kryesisë u diskutua përgatitja dhe angazhimi i NISMA-s për zgjedhjet, me theks në ofrimin e kandidatëve me integritet, përvojë dhe vizion për ndryshim.
Në njoftimin e kësaj partie theksohet se do të ketë një program të besueshëm me zgjidhje konkrete për sfidat lokale dhe qeverisje transparente në shërbim të qytetarëve.
The post Zgjedhjet e 12 tetorit, NISMA garon në krejt komunat appeared first on Klan Kosova.