Në 38 komuna të Kosovës, mbi 15 mijë komisionerë kanë nisur trajnimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për tu përgatitur për procesin zgjedhor lokal të 12 tetorit.
KQZ-ja thotë se anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve po trajnohen për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë procesit zgjedhor.
“Procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; procedurat e Votimit të Personave me Nevoja të Veçanta dhe procedurat e votimit me kusht, janë çështjet thelbësore në të cilat do të përqendrohet programi trajnues”, thotë KQZ-ja.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Këshilli i Vendvotimit është përgjegjës për sigurimin e integritetit, sigurisë dhe të qetësisë në procesin e votimit dhe numërimit në vendvotim nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.
KQZ-ja në fundit e shtatorit kishte marrë vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta, atyre me kusht dhe anëtarëve rezervë për Zgjedhjet Lokale, të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, të dielën e javës që vjen, më 12 tetor.
Sipas vendimit të KQZ-së, janë emëruar 14 mijë e 305, anëtarë të 2 mijë e571 vendvotimeve të rregullta dhe 54 vendvotimeve me kusht, ndërkaq 1 mijë e 200 anëtarë të tjerë do të jenë rezervë.
“Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 54 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht”, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!