E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/zgjedhjet-e-12-tetorit-emerohen-216-anetare-te-komisioneve-komunale/Zgjedhjet e 12 tetorit, emërohen 216 anëtarë të Komisioneve Komunale - Klan...

https://klankosova.tv/zgjedhjet-e-12-tetorit-emerohen-216-anetare-te-komisioneve-komunale/Zgjedhjet e 12 tetorit, emërohen 216 anëtarë të Komisioneve Komunale – Klan Kosova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për emërimin e 216 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës, të cilët përfaqësojnë subjektet e ndryshme politike për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në mbledhjen e sotme poashtu u vendos për miratimin e planit për edukim dhe informim për zgjedhjet lokale, transmeton Klankosova.tv.

“Ky plan synon të informojë çdo qytetar me të drejtë vote, pavarësisht moshës, gjinisë, nevojave të veçanta, vendbanimit apo përkatësisë etnike. Gjithashtu, ky plan përfshinë të gjitha aktivitetet për secilën nga fazat e procesit zgjedhor edhe bashkëpunimin me institucionet e ndryshme për të dërguar informacionet, mesazhet për procesin zgjedhor te votuesit dhe te palët e interesit, përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit. Për hartimin e këtij plani, janë marrë për bazë kërkesat ligjore, përvojat nga proceset e kaluara zgjedhore dhe rekomandimet e dala prej raporteve, analizave, hulumtimeve dhe dokumenteve specifike pas proceseve të ndryshme zgjedhore”, thuhet në një njoftim të KQZ-së, transmeton Klankosova.tv.

Në takimin e sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve poashtu u theksua se garës për zgjedhjet lokale  të 12 tetorit do t’I hyjnë dy koalicione, kurse pesë parti janë tërhequr.

 

 

The post Zgjedhjet e 12 tetorit, emërohen 216 anëtarë të Komisioneve Komunale appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT