Friday, March 20, 2026
spot_img
HomeLajmeZgjedhja e Presidentit, opinionistët në “Rubikon” flasin për skenarët politikë (VIDEO)

Zgjedhja e Presidentit, opinionistët në “Rubikon” flasin për skenarët politikë (VIDEO)

Çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës është tema qendrore sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ku në panel po diskutohet gjerësisht për zhvillimet dhe skenarët politikë rreth këtij procesi.

Në debat janë të ftuar, Qëndresa Tërshani, Avni Arifi, Aida Dërguti, Dukagjin Gorani, Labinot Balaj dhe Bekim Çollaku.

Në lidhje me këtë, opinionistja Aida Dërguti u shpreh se pavarësisht se si do të vendosë Gjykata Kushtetuese është e qartë në këtë pikë dhe se në një situatë të tillë vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

“Pavarësisht mënyrës se si merr vendim Gjykata Kushtetuese për dekretin, një gjë është e qartë, 5 marsi e zënë këtë vend pa President, Kushtetuta është e qartë në këtë pikë, vendi shkon automatikisht në zgjedhje”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, Avni Arifi tha se vendimi i Vetëvendosjes për të mos e kandiduar Vjosa Osmanit për Presidente, siç u shpreh, është marrë prej kohësh.

“Vendimi është marrë moti për të mos e kandiduar Vjosa Osmanin. As në vitin 2021 nuk i ka pasur votat për ta zgjedhur, mirëpo ka luftuar, Kurti ka luftuar, Kurti e ka bërë Presidente, Vjosa Osmanin”, tha ai.

Për çështjen e Presidentit foli edhe opinionisti Labinot Balaj, duke thënë se abstenimi i opozitës për të propozuar kandidat, siç tha, po e dërgon vendin në zgjedhje.

“Abstenimi i opozitës për të propozuar kandidat, po na çon në zgjedhje. Kurti ka qenë shumë bujar me ta, u ka thënë propozoni ndonjë emër, ata kanë abstenuar”, tha Balaj.

Ndërkaq, gazetarja Qëndresa Tërshani ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke zhvilluar një parafushatë në terren.

Ajo në emisionin “Rubikon”  në Klan Kosova tha se kjo është njëfarë “qetësie para stuhisë”.

“Po vërehet njëfarë “qetësie para stuhisë, me gjasë kjo stuhi ka me përfshirë Kosovën mbase javën e ardhshme, po pritet që vendimi i Gjykatës Kushtetuese mos me dalë në krejt javën e fundit, nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është për zgjedhje, kush do t’i shpall nëse kalon deri më datën 31”.

“Megjithatë krejt kjo kohë tash po shfrytëzohet si një parafushatë shumë lehtë e vërejtshme në terren. E kemi parë kryeministrin Albin Kurti në disa projekte në shëndetësi”, u shpreh Tërshani./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT