Kanë mbetur më pak se dy orë deri në takimin e kryeministrit, Albin Kurti me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani ka bërë të ditur se dy politikanët do të takohen në Parlament për të diskutuar rreth zgjedhjes së presidentit të vendit, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe nga Abdixhiku, një ditë më parë, Kurti priti në takim liderin e PDK-së, Bedri Hamzën, por diskutimet e tyre rreth shefit të shtetit u zhvilluan në Qeveri.
Kjo qasje e kryeministrit u kritikua, dhe solli reagime të shumta në rrjet.
Për detaje shtesë, rreth takimit të mbrëmshëm dhe atë të sotëm, klikoni në videon e mëposhtme:


