Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar opozitën, e cila sipas saj nuk ka propozuar asnjë emër për president.
Në një konferencë për media, ajo e cilësoi të pajustifikueshme mungesën e veprimit nga ana e deputetëve të Parlamentit.
“Mungesa e vullnetit në këtë drejtim, shpërfillja e përgjegjësisë që kanë deputetët e Kuvendit, për mua është e pajustifikueshme dhe e paarsyeshme”, deklaroi kryeparlamentarja.
Ajo shtoi se qasjet destruktive janë parë edhe vitin e kaluar, por sipas saj, qytetarët kanë dhënë mesazhin e tyre përmes votës.
“Situata me qasje destruktive i kemi parë vitin e kaluar, por atyre besoj u ka dhënë mesazh vullneti qytetar, gjegjësisht qytetarët në zgjedhjet e 28 dhjetorit”, tha Haxhiu para mediave, njofton Klankosova.tv.


