Zëri i shqiptarëve jehoi në Hagë, kërkohet drejtësi për çlirimtarët (VIDEO)

Zëri i shqiptarëve jehoi në Hagë, kërkohet drejtësi për çlirimtarët (VIDEO)

Që nga orët e para të mëngjesit pati lëvizje të organizuara të mërgatës dhe të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Cilirimtare të Kosovës nga objekti i Gjykatës Speciale deri tek vendi ku është mbajtur protesta.

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila ka qëndruar në Hagë ka bërë të ditur se para objektit të Speciales ishte bërë sot gjatë ditës një tubim i protestuesve pa paralajmërim, të cilët këndonin këngë të folklorit shqip. Të njëjti më pas i kishte larguar policia e Speciales në formë të qetë.

Gjatë protestës e cila i mblodhi qindra e mijëra shqiptarë, fjalime mbajtën kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, organizatori nga mërgata Fatmir Koci, dhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Mujku tha se edhe pas përfundimit të protestës së sotme në Hagë, një numër i madh i mërgimtarëve që shihen rrugëve të Holandës, ende i mbajnë të veshura bluzet e tyre ku shkruhet “Liria ka emër”.

Gjatë protestës pati edhe parulla në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze që të jenë sa më të kuptueshme për komunitetin ndërkombëtar.

Në këtë protestë u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. /Klankosova.tv

The post Zëri i shqiptarëve jehoi në Hagë, kërkohet drejtësi për çlirimtarët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.