Armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Iranit është tema që u zhvillua në emisionin “Kosova Today”.
Analisti Adrian Zeqiri thotë se presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të shkojë në Iran, mirëpo shton se mund të rifillojë procesi i negociatave SHBA-Iran.
“Nuk besoj se do të ketë vizitë të Trumpit në Iran, mirëpo çka mund të ndodhë, janë rifillimi i negociatave të cilat u ndërprenë të udhëhequra nga emisari speciale i SHBA-së, Witkoff kur filloi sulmi i Izraelit ndaj Iranit”, tha Zeqiri.
Ai shton se konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, Trumpi e shfrytëzoi shumë mirë, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, gazetari Sokol Brahaj ka thënë se Turqia dhe vendet anëtare të NATO-s në kontinentin evropian, kanë qenë në frikë se Trumpi do të largohet nga ata, siç e thekson ai, si iku nga Kanadaja dhe G7-a.
The post Zeqiri: Trumpi e shfrytëzoi mirë konfliktin Izrael-Iran (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.