Analisti politik Adrian Zeqiri ka deklaruar se aktualisht asnjë parti politike nuk është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja për presidentin/en e vendit.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se beson se mes partive do të arrihet një marrëveshje për këtë proces.
“Jemi në një situatë ku asnjëra prej partive politike nuk është e interesuar që të shkojë në zgjedhje të reja, kështu që unë besoj se do të arrihet një, nëse mund ta quajmë marrëveshje, ose mund të mos duket si marrëveshje në shikim të parë, sepse ajo që nevojitet është vetëm prezenca e deputetëve në sallën e Kuvendit, qofshin edhe këta deputetë që votojnë kundër apo e kanë një kundërkandidat për pozitën e presidentit”, tha Zeqiri.
Ndiqni deklaratën e plotë:


