Pas Komunës së Zveçanit, muralet të cilat përmbajnë fytyrën e kryekriminelit Ratko Mlladiq, do të largohen edhe në Komunën e Zubin Potokut, kështu ka pohuar kryetari Izmir Zeqiri.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka pohuar se nuk do të ketë murale që përmbajnë urrejtjen ndër etnike.
“Ngjashëm do të ndodh edhe nëpër komunën e Zubin Potokut, mirëpo jemi të themi afër negociatave për të vazhduar dhe natyrisht se duhet vazhduar. Dhe e kemi një marrëveshje me kompaninë e cila do të na ndihmojë në këtë drejtim dhe ka nevojë gjithandej komunave, por edhe në Komunën e Zubin Potokut. Duhet të hiqen këto dhe është në interesin e mirë për të gjithë”.
“Muralet të cilat prezantojnë urrejtje nacionale, provokime mes etniteteve këndej nuk do të kishte dashur të qëndronin, në rrugë dhe mure të banesave apo kudo tjetër. Kështu që së shpejti edhe në Komunën e Zubin Potokut do të fshihen këto murale”, ka deklaruar Zeqiri. /Klankosova.tv
The post Zeqiri: Muralet si ato me Ratko Mlladiqin do të largohen edhe në Zubin Potok (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.