Zeqiri: Kryesuesi i Kuvendit do të zgjidhet shpejt, sfidë mbeten nënkryetarët (VIDEO)

Zeqiri: Kryesuesi i Kuvendit do të zgjidhet shpejt, sfidë mbeten nënkryetarët (VIDEO)

Seanca konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka dështuar edhe të dielën.

Lëvizja Vetëvendosje në tentimin e tretë, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, propozoi tre emra për kryekuvendar, ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci dhe deputetin Dimal Basha.

Por, rreth këtij ngërçi politik, analisti Adrian Zeqiri, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, u shpreh se zgjedhja e kryetarit pritet të ndodhë shpejt, megjithatë sipas tij, sfida e radhës do të jetë procesi i përzgjedhjes së nënkryetarëve.

“Pasi të zgjidhet kryesiuesi, që do të ndodhë, unë besoj se në mbledhjen e radhës, nesër ose pasnesër, por  problemi pastaj do të jetë zgjedhja e nënkryetarëve”.

Vetëvendosje do të luajë të njëjtën lojë edhe me këtë proces”, tha Zeqiri.

The post Zeqiri: Kryesuesi i Kuvendit do të zgjidhet shpejt, sfidë mbeten nënkryetarët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.