Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, folur rreth kërkimeve për mërgimtarin i cili u hodh në Liqenin e Ujmanit, të dielen pasdite.
Para mediave, Zeqiri tha se të gjitha ekipet mbështetëse për kërkimin e trupit të mërgimtarit të zhdukur në Liqenin e Ujmanit janë kompletuar, ndërsa kërkimet po zhvillohen intensivisht.
“Dihet se komuna është e përfshirë që nga dita e parë. Ajo që duhet të intervenojë e para është Policia e Kosovës dhe ekipi emergjent. Deshi Zoti t’i bashkohen edhe ekipeve të kërkimet, ekipet maksimalisht të pajisura siç janë të FSK-së”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se zhytësit po përballen me një terren shumë të vështirë, pasi thellësia e ujit arrin deri në 30 apo 40 metra.
Sipas tij, ekipet e zhytësve janë duke u ndërruar vazhdimisht për të mbajtur kërkimin aktiv dhe të pandërprerë.
The post Zeqiri: Ekipet mbështetëse janë kompletuar, terreni është i vështirë – deri në 40 metra thellësi appeared first on Klan Kosova.