Që nga mosha 11-vjeçare, Zemrie Aliu kishte jetuar në qytetin Teramo të Italisë. Megjithatë, 35-vjeçarja tashmë jeton në një banesë të thjeshtë në Viti, në një ambient krejt tjetër nga ai në të cilin, siç është shprehur ajo, ishte mësuar të jetonte.
Martesa me Arsim Aliun, me të cilin tani ka dy vajza, u bë arsyeja e kthimit në Kosovë – një kthesë që solli jo vetëm ndryshim vendbanimi, por edhe fillimin e një kapitulli të ri, të mbushur me sfida.
Pas kthimit në Kosovë, në vitin 2019, për shkak të konflikteve familjare, Zemrie Aliu pretendon se babai i saj ia ka vjedhur 2 milionë euro, të cilat, sipas saj ia kishte ofruar shteti italian.
Për Kiks Kosova, ajo ka thënë se ia kishte mundësuar babait të saj autorizimin e kartelës pa dijeninë e burrit, e nga e cila ai kishte tërhequr 200 mijë euro. Pjesa tjetër e shumës, sipas saj, ishte zhdukur. Aliu thotë se familja e saj e këtë qasje ndaj saj pasi që nuk u pëlqen burri me të cilin ajo u martua.
Tutje, 35-vjeçarja ka treguar se ato para i kishte siguruar duke punuar si kuzhiniere dhe disa prej tyre i mori kur i lindi vajza.
E pyetur nga Kiksi se pse nuk e kishte bërë tërheqjen e parave për t’i marrë me vete kur u kthye në Kosovë, Aliu nuk pati një përgjigje konkrete.
Ndërkohë bashkëshorti i saj, Arsim Aliu u shpreh i zhgënjyer dhe i nervozuar me gruan e tij jo vetëm për humbjen e parave, por edhe për faktin se e njëjta nuk i kishte treguar asnjëherë që babai i saj ishte i autorizuar për t’i përdorur paratë.
Sot, Arsimi dhe Zemria jetojnë në një banesë të cilën ua ka siguruar Komuna pasi nuk kishin një vendbanim. Ata janë prindër të dy vajzave dhe, sipas tyre, nuk kanë të ardhura financiare pasi janë të papunë.
Ndiqni detajet e kësaj historie në storien e mëposhtme të përgatitur nga Kiks Kosova.
The post Zemrie Aliu mes dy zjarreve: Pa dijeninë e burrit ia dhashë autorizimin e bankës babait (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.