“Zemra mu thye në mijëra copa kur pashë lotët që mezi i përmbante”, Gresa Gashi tregon momentin e rëndë kur takoi Gjestin dhe familjen e tij

“Zemra mu thye në mijëra copa kur pashë lotët që mezi i përmbante”, Gresa Gashi tregon momentin e rëndë kur takoi Gjestin dhe familjen e tij

Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ka goditur familjen Kelmendi, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i këngëtarit, Gjesti.

Gresa tregoi se kishte qenë pranë familjes në këto ditë të vështira dhe se dhimbja e tyre ishte e pamatë.


Ajo u shpreh se takimi me familjen Kelmendi dhe me Gjestin vetë ishte i mbushur me lot, trishtim dhe përqafime të gjata.

“Sot pata rastin të takoj gjithë familjen e Gjestit, një familje që dhimbja ua kishte mbuluar sytë e zemrat. Çdo dorështrëngim e çdo shikim ishte i rëndë nga trishtimi. Në fund, para varrimit të vëllait të tij, në shtëpi u takova edhe me vetë Gjestin. Aty kuptova sa e pafund është dhimbja e një vëllai. Zemra mu thye në mijëra copa kur pashë lotët që mezi i përmbante. Përqafimi ynë zgjati shumë!”, shkroi ajo në rrjete sociale.

Aktorja ndau edhe fjalët prekëse që Gjesti i tha gjatë atij momenti: “Nubi jem s’ka me ta harru kurrë”, duke e bërë reagimin e saj edhe më emocional për ndjekësit.

Ky gjest i Gresës është cilësuar si një dëshmi e ndjeshmërisë dhe solidaritetit që ajo ka treguar për kolegun dhe mikun e saj nga BBVK, duke i qëndruar pranë në ditët më të vështira të jetës së tij. /Telegrafi/