Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova sonte ka folur në lidhje me votimin e fshehtë.
Ai tha se kjo ka të bëjë me pazare me katër votat e Listës Serbe dhe u shpreh se kërkojnë transparencë.
“Tash kjo tendencë në votën e fshehur, ne e kemi parë atë komunikimin me Listën Serbe, që ato katër votat që po flitet se janë si pjesë e njëfarë pazari se çka do të ndodhë me serbët etnik brenda Kosovës dhe me serbët që përfaqësojnë Listën Serbe në veri të vendit”.
“Ne jemi bashkë, po flas për 20 deputët e LDK-së. Kërkojmë transparencë”, u shpreh tutje Zemaj./Klankosova.tv
The post Zemaj thotë se votimi i fshehtë ka të bëjë me pazare me katër votat e Listës Serbe (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.