Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se nuk ka pritshmëri të madhe për një koalicion me Vetëvendosjen, megjithatë, ka shtuar se “ka pasur bisedime individuale” lidhur me këtë situatë.
Ai në DPT te Fidani ka thënë: “Ka pas bisedime individuale mbi situatën. Nuk është pritshmëri e madhe që të jetë koalicion, apo të qëndrojmë detyrimisht në opozitë…
“Dhe jo në mënyrë recidive të bëhemi pjesë e qeverisë, por ka pasur edhe mendime që nëse kërkojmë diçka si kërkesë, cili është favori i LDK-së, por mbi të gjitha cili është favori i qytetarëve. Ka një llojë skepticizmi për këtë koalicion”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


